Goditi me sende të forta vëllain për motive pronësie, arrestohet një person në Fier

23/10/2021 09:57

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një shtetas të shpallur në kërkim, i akuzuar për një sërë veprash penale.

Në pranga u vu shtetasi A.M., banues në Peshtan Bregas, Fier, i cili pas një konflikte për motive pronësie ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Ky i fundit ishte i pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje”, njofton policia.

Top Channel