Temperatura deri në 42°C dhe net tropikale, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës/ Ja zonat që do të goditen më fort 12/07 16:10
Të paktën 16 persona mbetën të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë baruti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Ryazan të Rusisë.
Sipas medieve shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që arsyeja e shpërthimit nuk është përcaktuar ende.
Zv.ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Alexey Kuznetsov, informoi se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 16 persona. Gjithashtu është plagosur një person dhe në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.
Top Channel