Policia ka vënë nën pranga dy të rinj, njëri i akuzuar për trafikim armësh ndërsa tjetrit iu gjetën dhe sekuestruar lëndë narkotike dhe përforcues grushti metalik.

Policia e Krujës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, u arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis dhe heroinë, si dhe një përforcues grushti metalik.

Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

Top Channel