15:42
Ndryshon ligji, 3 shtetasit e rinj të Shqipërisë betohen para Veliaj: Kënaqësi dhe privilegj!
Pas dekretit për fitim të shtetësisë shqiptare, Petrit Krasniqi nga Prishtina, Përparim Sina nga Gjakova dhe Mustafa Ali Gezen, i cili ka lënë Turqinë për të jetuar në Shqipëri, u betuan ditën e sotme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.