Pas protestës së banorëve për bllokimin e kryqëzimit të njohur si ‘pushimi i shoferit’ në autostradën Lushnjë-Fier, punonjës të firmës që merren me mirëmbajtjen e rrugës kanë nisur punën për heqjen e barrierave metalike.

Bllokimi i këtij kryqëzimi u bë mesditën e djeshme, me urdhër të ARRSH. Që prej ditës së djeshme banorët e zonës u indinjuan për këtë bllokim, i cili për ta është një shtim i kostos dhe kohës, pasi duhet të përshkruanin rreth 20 km më tepër për të shkuar në drejtim të Lushnjës.

Banorët dolën në protestë ditën e sotme dhe mbajtën të bllokuar për 20 minuta rrugën, duke sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve.

Në të dy anët e saj vargu i mjeteve arriti deri në mbi 4 km, ndërsa është dashur ndërhyrje a policisë së Lushnjes dhe të FNSH, të cilët hapën rrugën dhe larguan protestuesit.

Kjo pikë njihet ndryshe edhe si ‘zona e vdekjes’, për shkak të numri të lartë të aksidenteve.

Në këtë aks rrugor ka mbi 5 mbikalime për këmbësore dhe 2 nënkalime për automjetet.

Top Channel