Masa të shtuara policore në Tiranë, autoboti dhe kordoni i efektivëve vijojnë të qëndrojnë në kryqëzimin e Gjykatës së Lartë
31/10/2026 18:24
Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve, masat e sigurisë në kryeqytet vijojnë të mbeten të shtuara.
Një makinë ujëhedhëse, e shoqëruar nga një kordon efektivësh policie, vijon të qëndrojë në kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.
Kjo prani policore vijon edhe pse prej rreth 30 minutash një grup protestuesish është shpërndarë, përfshirë edhe ata që ndodheshin në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”.
Aktualisht, në këtë segment nuk raportohet prani protestuesish, ndërsa forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.
Top Channel