Policia i ka kërkuar të ndalojë, por në vend të kësaj, shoferi ka injoruar sinjalin e saj i ka dhënë makinës gaz me qëllimin të largohej.

Të bindur se personi me dy pasagjerë në mjet kishte dicka për të fshehur, efektivët i janë vënë pas por ndjekja përfundoi në mënyrë tragjike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi, kur një person humbi jetën e 7 të tjerë u plagosën; 6 prej tyre ishin policë të  forcave DIAS, thonë mediat greke. Gjatë ndjekjes, që përfundoi në rrugën Elpidos, drejtuesi i makinës ka përplasur një nga motorët e policisë dhe efektivët kanë hapur zjarr.

Një prej personave në makinën e ndjekur prej forcave të rendit u plagos rëndë e ndërroi jetë; një tjetër u lëndua më lehtë ndërsa një i tretë ka mundur të largohet nga vendngjarja e është shpallur në kërkim.

 

 

Top Channel