Rama në Egjipt: Është një nder dhe krenari të flas për rrënjën e miqësisë sonë të gjatë

23/10/2021 17:01

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly, të cilin e falenderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Rama tha se ky vend i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera. Gjatë fjalës së tij përmendi se si iu hap rruga punonjësve dhe sipërmarrësve shqiptarë në Egjipt.

Edi Rama: Më lejoni të shpreh në këtë rast mirënjohjen time për mirëseardhjen mjaft të ngrohtë për mikpritjen që në fakt përcaktohet me ndjenjën e fortë të miqësisë këto ditë. Gjithashtu edhe për momentin më të rëndësishëm të ditës, takimin me presidentin, të cilit dua t’i shpreh falenderimet nga zemra.

Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shteti i konsoliduar që është sot me një ndikim të gjerë në rajon e falë edhe mençurisë dhe vizionit të Presidentit e qeverisë suaj, nuk duhet harruar që për shumë dekada, sidomos në shekullin 19, u shfaq si ëndrra amerikane e orientit me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut ndërthurur me vizionin brilant të një strategu të rrallë, një gjeneral Muhamed Ali.

Prejardhja e këtij njeriu që i hapi dyert e modernitetit këtij vendi ishte një mozaik i vërtetë në vetvete, lindur në një familje shqiptare i përfshirë në rangjet e larta të Perandorisë Otomane, ndjekës i islamit të mirëfilltë që e sheh imobilzmin si diçka të cilin Profeti e qortonte dhe gjithashtu edhe ndërveprimin mes kulturave si një detyrim të myslimanëve.

Gjenerali e drejtoi vendin tek ndërgjegjësimi që me kohë vendi do të merrte fatet në duart e tij dhe shpesh do të bëhej arbitri i fateve të një mozaiku të tërë rajonesh. Është sigurisht një nder dhe e marr me krenari këtë nder dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë. Nuk dua të flas për të shkuarën dhe të gjithë shtigjet, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij, ndonjëherë apo përherë ka mbetur në hije, rrethuar nga shqiptarë, gjeneralë e komandatë, Mohamed Ali nuk u kufizua tek këta shqiptarë, por i kushtoi një rrugë të tërë në Egjipt punonjësve dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Top Channel