Spanjollët celebrojnë fundin e izolimit duke sfiduar demat e egërsuar në rrugët e qytetit (foto dramatike)

23/10/2021 19:36

Spanjollët dukej se festonin sot fundin e masave të izolimit të Covid-19 duke vrapuar me demat e ndërsyer në rrugët e qytezave, në garat e kontestuara tradicionale që rikthehen për herë të parë prej disa muajsh.

Rezidentët kishin vërshuar për eventin në fshatin e vogël Navarra për “Vrapimit e demave”, i pari që prej nisjes së pandemisë aty.

Pjesëmarrësit duhet të shmangin demat teksa dalin para tyre duke vrapuar drejt qendrës së qytetit.

Imazhet nga vendi tregonin vendasit që çlironin emocionet duke vrapuar me të gjithë fuqinë në rrugët e Tafalla teksa përpiqeshin t’i shmangeshin demave të egërsuar.

Disa prej tyre ishin me fat që shtypën apo nuk u shpuan me brirë, nga kafshët e panikosura prej turmës.

Enrique Maya, kryebashkiaku i Pamplona, kishte anulluar deri tani eventin prej pandemisë.

Vrapimi i Demave është pjesë e një festivali tradicional  edhe në qytezën e San Fermin në të cilin zakonisht gjashtë dema lëshohen në rrugët e kalldrëmta të Pamplona.

Gara e sivjetshme, e mbajtur sot e nesër kishte vetëm dy dema të lëshuar me turmën.

Në garën e nisur sot herët, një nga demat rrëshkiti dhe u përplas me gardhin e një banese, duke plagosur një të ri, i cili u dërgua në spital.

Dy pjesëmarrës të tjerë ishin trajtuar në spital për shkelje nga demi ose rrëzime mes festivalit të panikut.

FOTO GALERI
1/7
Rezidentët kishin vërshuar sot në fshatin e vogël Navarra për “Vrapimit e demave”

Top Channel