Romancës së shumë përfolur mes Fifit dhe Granitit duket se i erdhi fundit.

Pas spektaklit të së premtes mbrëma, Graniti duket se pas një reflektimi të gjatë vendosi t’i kërkojë Fifit që marrëdhënia e tyre të mbesë vetëm si shoqëri.

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, ishte Graniti ai i cili në shoqërinë edhe të Ilirit dhe Sabianit i deklaroi Fifit se nuk mund ta shikonte më shumë se sa shoqe.

‘’Shumë është zgjatur kjo gjë, të dua shumë si person por të shoh vetëm si motër’’,- tha Graniti.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila e mërzitur u rikthye në krevatin e saj pa kërkuar asnjë shpjegim tjetër lidhur me këtë aspekt.

Top Channel