Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve do të jetë nga sot ish kreu i AKUM-it, Ceno Klosi.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve.

Ky emërim vjen pasi Delina Ibrahimaj u zgjodh në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

VENDIM PER EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Top Channel