Makina del nga rruga tek “Shkalla e Zezë”, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

23/10/2021 17:44

Tre persona janë plagosur nga aksidenti në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ku drejtuesi i mjetit i identifikuar me incialet R.K., duket se nuk e ka kontrolluar dot makinën.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel