Nëna me të dashurën vrasin brutalisht bijën 16 muajshe, tentojnë t’ia hedhin fajin 2-vjeçarit (fotot)

23/10/2021 21:37

Nëna e një vajzë 16-muajshe akuzohet e ka vrarë atë me goditje apo të shkelura brutale në bark, bashkë me të dashurën  e saj, pas nje periudhe torturash mizore, u tha dje në gjyqin e ngjarjes makabre në Britani.

Frankie Smith, 20 vjeçe, dhe Savannah Brockhill, 28, akuzohen se shkaktuan plagë “katastrofike” në trupin e foshnjes Star Hobson.

Star, e cila kishte pësuar humbje të mëdha gjaku, kishte plagë të rënda në organet e brendshme.

Në gjykatën e Bradford u tha se plagët ishin shkaktuar me goditje të forta në formën e “shkeljes me këmbë apo goditje me grushta në bark”.

Ndersa pas goditjeve makabre ndaj Star, Smith e Brockhill kishin pritur 15 minuta par se të thërrisnin shërbimet e emergjencës.

Dyshja homoskesuale e vajzave sadiste, gjithashtu kishin bërë kërkime në internet për “goditje shokuese te bebet” si dhe “si të risjellësh beben në vete pas goditjes”, u tha në gjykatë.

Kur ambulanca mbërriti në qytezën e Keighley, më 22 shtator të vitit të kaluar, ata gjetën Star të pajetë, të zbehtë dhe te veshur vetëm me bebelinën.

Ata thanë se bebeja tragjike ishte në arrest kardiak dhe kur ata tentuan stimulim me frymëmarrje artificiale ajo volli një material ngjyrë kafe.

Prokurori Alistair MacDonald QC tha: “Plagët e pësuara nga Star ishin aq katastrofike sa nuk ksihte asnjë shans të mbijetonte”.

Prokuroria tha se kur dy vajzat u pyetën për plagët, ato u përgjigjën se ishin shkaktuar nga një fëmijë dy-vjeçar.

Mjekët thanë se masa e forcës që shkaktoi plagët ndaj  Star sa që ishte e pamudur të shkaktopheshin nga një fëmijë.

Në gjayktë u shfaqën gjithashtu pamje abuzive video ku foshnjes i ulërihej dhe urdhërohej të qëndronte me fytyrë nga muri, ndërsa në të tjera pamje bebja shihej që trajtohej, tehiqej e leshohej, pa asnjë kujdes nga Smith.

Në gjykatë u tha se Brockhill torturonte foshnjen, e cila më parë kishte jetuar me gjyshen e Smith, por ajo kishte ndryshuar që kur ishte rikthyer të jetonte me nënën mizore.

Smith e Brockhill mohojnë akuzat e neglizhencës dhe vrasjes së një fëmje. Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/5
16-muajshja Star Hobson vdiq nga torturat e nenes dhe te dashures se saj

Top Channel