Një konferencë e nivelit të lartë në Transport e mbajtur në Mal të Zi ka bërë bashkë ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Komisionit Europian, ku fokusi i saj ishte përmirësimi i transportit në të gjithë rajonin.

Ministrja Belinda Balluku tha se ky është një hap i bashkëpunimit rajonal që mbështet projekte të përbashkëta konkrete jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës mes vendeve, por edhe për shmangien e radhëve në kufij të kalimit të qytetarëve dhe mallrave.

Vetëm pak ditë më parë, ministrja Balluku nënshkroi në Sofje edhe një memorandum bashkëpunimi me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për Korridorin 8, një ndër projektet që pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm në zhvillimin e këtyre vendeve.

Top Channel