Nisin tensionet edhe te Kryeministria/ Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt godinës, vendoset pankarta te sofra e gurtë e dialogut

31/10/2026 16:38

Protesta e 19-të ka lëvizur nga Ministria e Arsimit te Kryeministria.

Tensionet kanë nisur edhe aty, ku disa protestues kanë gjuajtur me llastiqe drejt godinës.

Ndërkohë, te tavolina e gurtë e dialogut të Ramës, disa protestues të tjerë kanë ngjitur një pankartë ku shkruhet: “Fundi juaj po vjen. Poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”.

Top Channel