Trajneri i Skënderbeut “presion” Dinamos, Memelli: Luftojmë për fitore, do bëjmë një performancë të jashtëzakonshme në fushë

23/10/2021 12:26

Skëndërbeu do të përballet nesër në sfidën e javës së 6-të me Dinamon në transfertë. Trajneri Migen Memelli tha se skuadra është e vendosur për të fituar, do të jetë në nivelin më të lartë dhe do të dhurojë një ndeshje spektakolare.

Procesi javor ka qenë goxha i mirë, por të gjithë jemi të vetëdijshëm  se ndeshja me Kastriotin ka qenë ndeshje jo e mirë, jo e luftuar dhe jo me grint. E parë në këtë këndvështrim, kemi rritur pjesën psikologjike të lojtarëve, se gjërat duhet të bëhen më mirë, në çdo instancë: teknike, fizike dhe taktike. Do mundohemi të bëjmë më të mirën në ndeshjen me Dinamon, edhe pse përballë kemi një skuadër me kualitete të mira, por gjithsesi ju siguroj se loja ka për të qenë në nivelet më të mira dhe skuadra do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Sipas tij, Skënderbeu ka punuar nga pikëpamja strategjike për të shënuar një fitore në ndeshjen e nesërme, duke theksuar se janë bërë dy-tre spostime të lojtarëve dhe dy-tre pruarje të reja.

Kemi parë gjërat tona, në mënyrën se si do të sulmojmë kundërshtarin nuk mund ta them, por kemi bërë dy-tre spostime të lojtarëve dhe, dy-tre pruarje të reja, nisur nga këto lëvizje mund të themi se gjërat mund të vijnë rrjedhshëm, pasi duke spostuar edhe lojtarët manovrat dhe strategjia mund të ndryshojë në lojë”, tha Memelli.

Skuadra e Dinamos, pas humbjes së thellë 6-3 nga Vllaznia në “Loro Boriçi”, kërkon të rikthehet te fitorja dhe në letër janë favorit kundër korçarëve.

 

Top Channel