Një debat i ashpër ka ndodhur mes Hysenit dhe Brunos gjatë publicitetit të puntatës të ditës së hënë.

Pasi Bruno tha se Mikela ka qenë e vetmja që i ka folur se nuk ka qenë mirë, ndërhyri Alvisa duke i thënë se kishin folur me mesazhe po si ka kthyer përgjigje.

Dyshohej se kjo ishte arsyeja përse Hyseni dhe Bruno u konfliktuan me njëri-tjetrin. Në Për’puthen Prime ka reaguar Alvisa duke thënë se nuk e cilëson veten si shkak të kësaj ngjarje.

Alvisa: Situata nuk ishte e mirë. Si çdo njeri që i preket sedra, del nga vetja. Nuk dua ta justifikoj. Nuk mendoj që kam qenë unë arsyeja përse kanë debatuar.

Hyseni: Nëse do kishte një arsye që do reagoja do ishte Bashkimi se i shoh më të afërt, por jo Bruno.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel