Kadife Karriqi, ndryshe njihet si skulptorja e frutave.

Me anë të një thikë ajo u jep forma të çuditshme frutave dhe perimeve. Panxharin e kthen në trëndafil, mollën në mjelmë, ndërsa mbi shalqi gdhend portrete.

Kadife Karriqi: Unë punoja banakiere dhe kisha marrë disa fruta për t’i ngrënë duke qëndruar mora një thikë dhe fillova të pres hurmën dhe pashë që kisha formuar një fytyrë qenushi. Unë këtë lloj arti e punoja në copa e qëndisja me rruaza dhe në centro dhe mendova pse jo ta hedh edhe në pjatë.

4 vite më parë Kadifja la Librazhdin për të jetuar në Tiranë, në fillim ajo jetonte vetëm më rrogën që merte si banakiere, ndërsa tani Kadifja bën një jetë të mirë, të shumtë janë ata që kërkojnë një shportë me fruta të bëra nga duart e 50 vjecares.

Kadife Karriqi: Një portret në shalqi kushton 25 mijë Lekë të vjetra, një shporta varet nga madhësia dhe sezoni por kushton diku tek 40 mijë Lekë të vjetra. Arrin të nxjerrësh të ardhura nga kjo punë? Po dhe madje jetoj mirë, edhe pse duhet vlerësuar më shumë. Ka raste që kam edhe 6 porosi në ditë.

Kërkesat e klientëve janë nga më të ndryshme për këtë arsye, pothuajse çdo ditë para se të bëjë drekën Kadifja u jep forma të ndryshme frutave dhe perimeve.

Top Channel