Këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar moderatorja Ori Nebijaj. Ajo ka diskutuar me Tean, Olesian dhe Kristën për temat më pikante aktuale.

Mes shumë fotosh dy prej tyre kanë qenë dhe Sali Berisha në lëvizjen e tij politike “Foltorja” dhe Edi Rama që ka hapur Tik Tok.

Teksa i ka komentuar Ori ka thënë për Berishën se ishte koha që rinia të merrte drejtimin sepse çdo person ka kohën e tij. Për më tepër dikush që bën shumë mungesa nuk mund të kërkojë të futet në provim. Pas kësaj teksa ka parë që kryeministri Rama ka hapur Tik Tok, Ori ka thënë:

“Në të gjithë botën kryeministrat nuk merren me rrjetet sociale sepse kanë shumë halle, vetëm ky i joni rri gjithë kohën aty. Domethënë të gjithë kryeministrat e botës janë budallenj, ky i joni është i zgjuar!”.

Më pas Ori ka zgjedhur të qeshë me foton e Berishës, e të qajë me të Ramës, duke qenë se e tillë ishte edhe intervista: “Ori qesh, Ori qan”.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Top Channel