Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Teuta mori një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias.
Goli i Sherif Kallakut ishte i mjaftueshëm që durrsaket te merrnin tre pikët në një takim mjaft të luftuar. Në pjesën e parë të lojës ishte ekipi i drejtuar nga Gugash Magani ata të cilët u shfaqën më kërkues por nuk arritën të shfrytëzojnë rastet e shumta që iu paraqiten ndërsa Teuta tregoi shumë pak nga forma e skuadrës që fitoi titullin kampion.
Në fraksionin e dytë pamë një panorame ndryshe nga ajo e 45 minutave të para, ku Djemtë e Detit ushtruan më tepër presion e si rrjedhoje i morën frytet lojës së mirë në minutën e 79 falë golit të Kallakut nga pika e bardhë e penalltisë. Me anë të fitores në ‘Egnatia Arena’, Teuta ngjitet provizorisht në vendin e dytë me 11 pikë.
Edhe sfida paralele mes Kastrioti-Laçi u mbyll me rezultatin minimal 1-0 teksa kurbinasit regjistruan triumfin e parë në këtë sezon. Kryefjale e takimit ishte agresiviteti dhe përpjekjet e shumta nga të dyja palët. Por, në fund Laci u tregua më cinik duke rrëmbyer 3 pikët nëpërmjet golit të Mentor Mazrekaj në minutën e 72′ që përfitoi maksimalisht nga pakujdesia në zonë e mbrojtësave krutan. Falë kësaj fitoreje, bardhezinjtë dalin nga zona e ftohtë dhe rigjejnë qetësinë.
Top Channel