Aksident tek kryqëzimi i Don Boskos/ Makina përplas motomjetin, 50-vjeçari përfundon në spital

22/10/2021 22:10
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i Don Boskos. Rreth orës 21:15, shoferi i një makine ka përplasur motomjetin me drejtues një 50-vjeçar, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital.

“Mjeti me drejtues shtetasin B. B, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin I. S, rreth 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel