Novoselë/ I vihet flaka magazinës ku ishte mbledhur ushqim për kafshët

22/10/2021 21:27

Në fshatin Cerkovinë të njësisë administrative Novoselë në një banesë, e cila ishte kthyer në magazinim të kashtës ushqimit të bagëtive i është vendos zjarri.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për fikjen e zjarrit, i cili për momentin nuk rrezikon banesa aty pranë.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e autorit të zjarrvënies, ndërsa është duke marrë në pyetje banorët, pasi dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Top Channel