Elbasan/ Zjarr në një lokal në afërsi të Universitetit, nuk ka të lënduar

22/10/2021 21:33

Një lokal në afërsi të universitetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e lokalit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Me të mbërritur forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, ndërsa po vazhdojnë monitorimin e ambienteve të lokalit deri në pastrimin e plotë të tymit, për të shmangur një rindezje të vatrës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel