Operacion anti-drogë në Elbasan, arrestohen dy të rinj, sekuestrohen 16 kg kanabis, kapsolla detonatorë dhe celularë

23/10/2021 10:02

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion policor antidrogë dhe ka vënë nën pranga dy të rinj.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 16 kg kanabis, 13 kapsolla detonatorë, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Bazuar në informacionet e marra se këta dy shtetas posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin në qytetin e Elbasanit, policia nisi menjëherë operacionin policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Polciisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel