Rama flet sërish për Ballkanin e hapur: Na afron me BE dhe na rrit ekonomikisht

22/10/2021 00:30

Ballkani i hapur është e ardhmja e Shqipërisë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë përvjetorit të prezencës së Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri.

‘Ne, Shqipëria nuk kemi kohë për të humbur, por duhet të vazhdojmë në shtjellimin dhe zbatimin e kësaj ideje. Kjo është e ardhmja.

Nuk ka mundësi tjetër veçse të hapemi plotësisht me njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë në rajon një hapësirë që të jetë një shëmbëlltyrë e asaj që do të jemi edhe individualisht si shtete dhe gjithë bashkë si Ballkan Perëndimor në BE’- tha Rama.

Kryeministri e sheh ballkanin e hapur si një mundësi për tu afruar më shpejt me BE por dhe për tu rritur ekonomikisht.

‘Kështu do të fitojmë kohë sepse sidoqoftë në të gjitha rastet Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe nuk do të kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Do të ishte një ekstra sforco dhe një ekstra kohë e humbur.

Duke e bërë sot dhe me bindje e efikasitet jo vetëm që fitojmë nga pikëpamja e ngrehinës së funksionimit juridik në territoralitetit të BP një hapësirë funksionale të katër lirive të BE, por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë’- shtoi Rama.

Top Channel