Raporti mes Donaldit dhe Semit nuk po ndalon së diskutuari brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Pas diskutimit të ashpër me Ilirin, mbështetja që Donaldi shfaqi për Semin shtoi edhe më shumë komentet mes banorëve.
Edhe mbasditja e sotme do të risillte në vëmendje këtë çështje teksa Paloma nxjerr tek miqtë e saj edhe një “sekret”.
Ajo i tregoi banirëve të tjerë se spektaklin e të martës, në Dhomën e Rrëfimit, së bashku me Sheilën dhe Ilirin ata janë njohur me jehonën në publik të dyshes Donald-Semi.
“Në spektakël na nxorrën titujt e portaleve dhe jemi shokuar. Shkruanin të gjithë që këto të dy kanë diçka. Unë nuk mendoj kështu, pavarësisht se Iliri dhe Sheila nuk e përjashtojnë si mundësi”,- i tha Paloma Sabianit dhe Arditit.
Nga ana tjetër Sabiani tregoi se këmbëngulja e Semit për të qartësuar se nuk do krijonte kurrë një romancë me ish-partnerin e shoqes ishte për t’i dhënë një mesazh shoqes së saj.

Top Channel