Arsenali i Londrës merr në akademi ‘futbollistin’ 4-vjeçar ende në kopësht (video)

21/10/2021 17:09

Skuadra britanike e Arsenal ka demonstruar se nuk është kurrë herët për të pikasur talentet e reja teksa kanë afruar në akademinë e tyre të futbollin një djalë katër-vjeçar, i cili njihet në videot e tij në rrjetet sociale si “Messi i vogël”.

Zayn Ali Salman, tashmë pesë vjeç, është bërë i rekrutuari më i ri nga skuadra e PremierLigës.

Videot e Salman me aftësi mahnitëse me topin në fushë njiheshin dhe më parë prej klikimeve të shumta.

Tashmë trajneri i tij në skuadrën e re Austin Schofield, tha për BBC News:  “Për momentin e kemi lënë me fëmijë të moshës së tij, por ai është shumë më mirë se ata. Është më i shpejtë dhe mund të shënojë e të pasojë më mirë”.

“Unë fola meë babanë e tij për të nisur ta vënë në ndeshje, dhe ai tha ‘pse jo?”

Salman raportohet se nuk ka probleme të luajë me më të mëdhenjtë dhe babai i tij beson se i biri është gati për t’u sistemuar me një klub të Premierligës.

FOTO GALERI
1/5
Me kreun e akademise Per Mertesaker

Top Channel