Tradita e fëmijëve me anomali në Pakistan, po u refuzove lëmoshën ‘të ndjek fati i keq’ (fotot)

21/10/2021 16:42

Ata që njihen në Pakistan me emrin diskriminues fëmijët “kokë-minj” vuajnë nga një gjendje anomalie e quajtur mikrocefali pasi kanë kafkë dhe tru më të vegjël, ndersa prej pamjes së tyre dhe varfërisë shpesh janë të detyruar të lypin në rrugë.

Këta fëmijë me kokë të shtrembër dhe ballë të shpërfytyryar , besohet se u ngjasojnë minjve prandaj njihen me emra denigrues si “fëmijë minj” ose “chuha” dhe sipas supersticioneve ata që refuzojnë t’u japin lëmoshë, do të ndiqen nga fati i keq.

Tradita e sikletshme vjen prej shekujsh dhe grupet kriminale janë frymëzuar prej saj për t’i shfrytëzuar fëmijët me paaftësi për leverdinë e tyre.

Fëmijët lypës njihen në vend si ‘Minjtë e Shahut Duala’.

Shah Duala ishte një shenjtor i shekullit të 17-të që pëlqente të vendoste helmeta të ngushta në kokët e fëmijëve të porsalindur, nga ku besohet se vjen dhe anomalia.

Lypësit jetonin në tempullin e shenjtorit dhe vendasit i quanin ata ‘minj’.

Që prej lindjes së tyre ata sihin të destinuar për një jetë mjerimi duke iu lutur të tjerëve për para me kupën e tyre të monedhave në dorë.

Vetëm në vitet 1960 qeveria e Pakistanit u ndaloi qytetarëve të linin në tempullin e shenjtorit Sufi bebet e tyre me anomali.

Por ata shfrytëzohen nga bandat e kriminelëve që i detyrojnë të lypin në rrugë, teksa kalimtarët duhet t’u heshin monedha prek frikës së besimit se nëse nuk e bëjnë, edhe fëmijët e tyre do të lindin si ata.

Në Pakistan është një krim të braktisësh një fëmijë në moshën 12 vjeçare dhe mund të dënohesh deri me pesë vjet burg nëse detyron një fëmijë të lypë.

Tempulli i Shah Dolah – i konsideruar si vendi i fertilitetit – mbetet një pelegrimazh i preferuar për çiftet që dëshirojnë të lindin fëmijë.

FOTO GALERI
1/6
Fëmijët “kokë-minj” prej pamjes së tyre dhe varfërisë shpesh janë të detyruar të lypin në rrugë.

Top Channel