E mërkurë, 25 Gusht 2021
02:44
Sllovenia fillon të përdorë një ilaç të ri për të trajtuar COVID-19

Sllovenia ka filluar të përdorë trajtimin me antitrupa monoklonalë për disa pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

02:20
Covid-19/ Shkon në mbi 5 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 5 miliardë doza të vaksinës së Covid-19.

01:59
SHBA ka evakuar mbi 58 mijë persona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda 24 orëve mes datave 23-24 gusht kanë evakuar rreth 21.600 persona nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.

01:47
Kishin destinacion Europën, shpëtohen 438 migrantë në Marok

Rojet bregdetare marokene shpëtuan 438 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik në pesë ditët e fundit, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve MAP.

01:21
Biden vendos t’i qëndrojë 31 gushtit/ Afati për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nuk do te shtyhet

Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës. Presidenti Biden e mori vendimin pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

00:55
Studimi i KPMG/ Klubet humbën 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve

Plot 2.5 miliardë euro kanë humbur klubet e 5 ligave kryesore europiane, nga mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Ky është rezultati i një studimi të KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar.

00:44
Liverpool e Man. City luftë me FIFA-n, nuk lënë lojtarët t’u bashkohen përfaqësueseve

Liverpool dhe Manchester City kanë nisur një luftë me FIFA-n, pasi nuk duan të lënë lojtarët e tyre kryesorë t’u përgjigjen ftesat nga përfaqësueset respektive për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, të planifikuara për në 10-ditëshin e parë të shtatorit.

00:33
Matheus Cunha tek Atlético e Madridit, Hertha përfiton 30 milionë euro

Atletico e Madridit është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së futbollistit brazilian, Matheus Cunha.

00:15
Talenti 17-vjeçar i Stuttgartit humb sezonin, drejtuesit hedhin sytë nga merkatoja

“Dhimbje” koke për stafin e Stuttgarit në Bundesligë, pas dy ndeshjeve të para në kampionat. Pas dëmtimit të sulmuesit Sasha Kalajxhiç, tani është e qartë se ekipit zhvab do t’i mungojë për muaj të tërë edhe sulmuesi i ri, Mohamed Sankoh. Referuar informacioneve të fundit, për 17-vjeçarin sezoni tashmë ka përfunduar.

E martë, 24 Gusht 2021
23:56
Lajm i mirë për Barcelonën, Ansu Fati rinis stërvitjen me grupin

Risia e madhe në stërvitjen e kësaj të marteje të Barcelonës ishte prania e Ansu Fatit si pjesë e grupit. Sulmuesi 18-vjeçar sheh dritë në fund të tunelit dhe një pjesë të punës me topin e ka bërë me shokët e skuadrës. Memphis Depay dhe Frenkie de Jong, ndërkohë, kanë zhvilluar një seancë stërvitore specifike.

23:42
Zorc: Jurgen Klopp, “blerja” ime më e mirë te Dortmundi

Michael Zorc, drejtori Sportiv i Borussias së Dortmundit, do të largohet në fund të sezonit për t’ia lënë vendin Sebastian Kehlit, ish-futbollistit verdhezi, tashmë në moshën 41-vjeçare, i tërhequr gjashtë vite më parë nga futbolli. Zorc, prej 22 vitesh drejtues te Dortmundi, ka meritë të padiskutueshme në ngritjen e klubit verdhezi në nivelet më të larta, falë një filozofie që bazohet në besimin te lojtarët e rinj dhe shitja e tyre me shifra të larta.

23:20
Reali troket në dyert e PSG-së, ofertë zyrtare për Kylian Mbappe

Reali i Madridit bën ofertën zyrtare për Kylian Mbappe. Me merkaton që është futur në javën e fundit, klubi spanjoll ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të yllit francez, pasi ka trokitur në dyert e Paris Saint Germain me një ofertë prej 160 milionë eurosh, raporton programi sportiv El Chiringuito, që ka burime të forta brenda madrilenëve.

22:54
Lista Serbe: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 17 tetorit

Lista Serbe ka reaguar pas konfirmimit të dënimit ndaj Ivan Todosijeviç për mohim të masakrës në Reçak, e cila u krye nga forcat serbe.

22:52
Gjithmonë të uritur? Mësoni diçka me rëndësi për shëndetin

Pse jam gjithmonë i uritur? Të shijshme në fillim, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat nuk japin energji të qëndrueshme, prandaj përsëri do të jeni të uritur.

22:46
Lajme të këqija për M’Gladbach, Thuram pritet të mungojë deri në nëntor

Lajme të këqija për Borussia Monchengladbach. Dëmtimi i sulmuesit francez Marcus Thuram ka qenë më i rëndë se duhet dhe ai pritet të mungojë të paktën deri në muajin nëntor.

22:38
Fauci: SHBA mund ta vërë nën kontroll COVID-19 deri në pranverë 2022, nëse shtohen vaksinimet

Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin COVID-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm nëse rritet ritmi i vaksinimit, tha Dr, Anthony Fauci të martën, një ditë pasi kompania Pfizer mori miratimin e plotë të FDA-së për vaksinën e saj.

22:30
Ursula von der Leyen: Pjesa më e madhe e stafit të BE-së u evakuuan nga Afganistani

Shumica e personelit që ishin nga vendet e Bashkimit Evropian në Afganistan, përfshirë shtetasit afganë, janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

22:23
“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i lig”, Mozzik reagon për vrasjen e 18-vjeçares: Na tronditi

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku u vra 18-vjeçarja Marigona Osmani.

22:20
Pse ndihemi të lodhur pavarësisht stilit të shëndetshëm të jetesës?

Hani shëndetshëm, shijoni fruta dhe perime, hiqni mishin nga menyja, bukën dhe ëmbëlsirat gjithashtu. Sidoqoftë, ekziston një problem: ndiheni të lodhur, aq sa nuk mund të qëndroni zgjuar gjithë ditën.

22:05
Përplasje gjigantësh, PSG i kthen përgjigje Realit për Kylian Mbappe

Real Madridi më në fund e ka konkretizuar interesimin e tij për sulmuesin e Paris-Saint-Germian Kylian Mbappe.

21:58
Flick zbulon prapaskenën: Refuzova dy klube të mëdha për Gjermaninë

Pasi arriti të fitojë gjithçka me Bayernin e Mynihut, Hansi Flick po përgatitet për të nisur eksperiencën si trajner i kombëtares gjermane, megjithatë në një intervistë për mediat vendase ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta nga klube të njohura europiane.

21:52
Postieri bën foto me çdo kafshë shtëpiake që bën shok gjatë orarit të punës (fotot)

Kemi parë shpesh qen shtëpiakë që inatosen me postierin që vjen për të hedhur letra prapa derës së tyre, por duket se nuk është kështu me postieri miqësor Angelo Antunes i cili sipas mediave braziliane po i kalon këto barriera.

21:50
Si situata në Afganistan po forcon Kinën, vazhdon sulmet ndaj SHBA-ve

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka kritikuar ashpër SHBA -në, ndërsa tërheqja nga Afganistani vazhdon. Kritika lidhej pikërisht mbi atë që Kina e quajti qasjen “egoiste” të politikës së jashtme të Uashingtonit, e cila është pjesë e një nxitjeje më të gjerë të retorikës anti-amerikane.

21:38
Cila është sëmundja misterioze që po prek zyrtarët amerikanë?

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris mbërriti sot në Vietnam, pasi udhëtimi u shty për tre orë, për shkak të një incidenti të pashpjegueshëm shëndetësor të lidhur potencialisht me sindromën misterioze të Havanës.

21:34
“Duhet t’i shlyeja borxhin trafikantëve”, dënohet me 16 muaj burg shqiptari që u kap në fermë kanabisi (Emri+Foto)

Një shqiptar është dënuar me 16 muaj burg pasi akuzohet për kultivimin e kanabisit në Angli.

21:31
Diga e kontestuar/ Egjipti tenton të kthehet në pionier të shkripëzimit të ujit detit (fotot)

Egjipti ka hapur disa oferta për kompani ndërkombëtare që të nisin projektet e shkripëzimit të ujit të detit, teksa tenton të shtojë burimet e veta ujore për të kompensuar efektet negative të digës së madhe të Etiopisë mbi lumin Nil.

21:24
​Talebanët mbyllin rrugën për në aeroport, lejohet të kalojnë vetëm…

Talebanët mbyllën rrugën për në aeroportin e Kabulit dhe lejohen të kalojnë vetëm shtetasit e huaj, njoftoi sot zëdhënësi Zabihula Mujahid.

21:21
​Talebanët pushtojnë disa baza të OKB-së

Talebanët kanë kapur disa baza të OKB -së në Afganistan, kanë kontrolluar zyrat dhe në një rast kanë kërkuar që rojet të sigurojnë ushqim për komandantin dhe njerëzit e tij, sipas një raporti të brendshëm të OKB -së.

21:13
Dhjetë xhihadistë të vdekur nga një shpërthim në Siri

Dhjetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një kamp trajnimi të xhihadistëve në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita, thanë burime të opozitës për agjencinë Reuters.

21:00
A mund të lehtësojnë disa ushqime simptomat e pakëndshme të menopauzës?

Afshet e nxehta, ndryshimet e humorit, djersitjet e natës, problemet e gjumit – për shumë gra, menopauza është një torturë e vërtetë.

20:57
Maqedoni e Veriut/ 32 viktima dhe 1 210 raste të reja me Covid në vend

Maqedoni e Veriut – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 viktima si pasojë e virusit Covid-19, më e larta që nga muaji mars i këtij viti.

20:46
Ndeshja me Udinesen mund të ketë qenë e fundit për Ronaldon në Juventus

Zhvillime të papritura raportohet nga mediat se po ndodhin në orët e mbrëmjes të së martës në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

20:42
“Nuk donte të vriste 18-vjeçaren, por djalin e dajës”, plani i Dardanit zbulohet nga familjarët e mikut të tij

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim për Arbër Sejdiun si i përfshirë në vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

20:40
Gratë indiane zbresin me litarë në pusin 18m të thellë për ujin e familjes (fotot)

Gjatë muajve të verës, gratë e fshatit Nashik në krahinën indiane të Maharashtra zbresin me litarë në fund të pusit dhe presin me orë të tëra që uji të kullojë në fund.

20:30
​Johnson: Talebanët duhet të lejojnë evakuimin nga Afganistani edhe pas 31 gushtit

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot se ekziston një marrëveshje në G7 se kushti i parë për talebanët është të miratojnë kalimin e sigurt për afganët që duan të largohen nga vendi edhe pas afatit të rënë dakord më 31 gusht.

20:30
UEFA nderon me çmimin e Presidentit, mjekët që i shpëtuan jetën Eriksenit

Rrëzimi i Christian Eriksen në fushë, ndërkohë që luhej ndeshja e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, u ngriu gjakun të gjithëve për disa minuta, me fantazistin që humbi ndjenjat, por më pas ia doli të përmendej e t’i rikthehej jetës normale.

20:20
​Vrasja e 18-vjeçares/ Ibishi: Për vrasësin parashikohet dënim deri në burgim të përjetshëm

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, po e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18-vjeçares Marigona Osmani, nga dy të dyshuar tashmë të arrestuar.

20:10
Biden pranon afatin për evakuimin e amerikanëve nga Afganistani

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pranoi rekomandimin e Pentagonit për të larguar trupat amerikane nga Afganistani deri në fund të afatit më 31 gusht, njoftoi sot administrata e tij.

19:57
Fotot/ Shihni si paraqitet sot situata në rrugët dhe aeroportin e Kabulit, pamjet nga lart me dron

Prej rreth dy javësh Afganistani dhe kryeqyteti i tij Kabuli janë në pushtetin e talebanëve, të fundit këta që janë duke respektuar urdhrin e Amerikës, se deri në datën 31 gusht do vijojnë evakuimet e trupave amerikane.

19:56
Shtyrja e shkollës/ Prindërit nuk e mirëpresin fundin e shtatorit: Do të krijohen boshllëqe të tjera

Shtyrja e vitit të ri shkollor përgjithësisht nuk është pritur mirë nga prindërit, të cilët vlerësojnë se hapja e shkollave në fund të shtatorit do të krijojë boshllëqe të tjera te nxënësit si dhe po i shkëput ata nga dëshira për arsimim.

19:54
U zhdukën që në dhjetor të vitit të kaluar, gjenden në Portugali dy fëmijët shqiptarë. Arrestohet babai i tyre

Babai shqiptar që ishte zhdukur me dy fëmijët e mitur në ishullin Tenerife prej disa muajsh është arrestuar ditën e sotme në Caldas da Rainha, e cila ndodhet me pak se 100 kilometra larg Lisbonës.

19:54
Laçi ende pa spital, dy vjet pas tërmetit rindërtimi ende në fazën fillestare

Banorët e Kurbinit nuk e marrin shërbimin shëndetësor.

19:52
Shijaku në emergjencë mjedisore/ Mbetjet urbane nuk pastrohen, digjen nëpër kosha

Bashkia Shijak po gjendet përballë një katastrofe mjedisore në këto ditë të nxehta gushti.

19:50
Shqiptarët po punojnë më pak, vetëm 60 përqind e popullsisë aktive janë angazhuar në punë

Shqiptarët po punojnë më pak në këtë vit pandemik 2021.

19:47
Bizneset që fuqizoi pandemia/ Industria farmaceutike dhe aktivitetet në prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushqimorë

Industria farmaceutike dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushqimore janë fuqizuar ndjeshëm nga pandemia.

19:44
Ushtria izraelite vret me plumb në kokë 15-vjeçarin palestinez në Bregun Perëndimor (fotot)

15 vjeçari Imad Khaled Saleh Hashash, ka vdekur dje nga një plagë plumbi në kokë gjatë një proteste të ashpër në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, teksa vijon të rritet numri i fëmijëve palestinezë të vrarë nga Izraeli.

19:44
U shfrytëzua 57% e garancisë sovrane/ Do të ketë edhe një fazë të tretë, fokusi do të jetë turizmi dhe fasonët

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket disbursimit të garancive sovrane.

19:35
Qëndronte në det pas defektit në motor, gomonia me 12 pushues lëshon sinjalin SOS në Gadishullin e Karaburunit

Një gomone me 12 pushues në bord ka kërkuar ndihmë në zonën mbas Gadishullit të Karaburunit në afërsi të gjirit të Gramës.

19:26
​Vdes bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, i cili i ndihmoi ata të bëheshin një nga grupet më të mëdhenj në rock ‘n’ roll, ka ndërruar jetë në moshën 80 -vjeçare.

19:11
​Eriksen: Faleminderit që ma shpëtuat jetën

Gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020, Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak dhe u rrëzua në fushë, duke e shokuar botën e futbollit.

19:05
Arrestohet vrasësi i 18 vjeçares, e reja u torturua dy ditë nga bashkëjetuesi xheloz dhe miku i tij

Rreth një orë para varrimit të së ndjerës 18 vjeçare M.O, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e saj.

18:55
Pamje të rënda nga aksidenti në Korçë/ Viktima i shtrirë në rrugë dhe radhë e gjatë makinash

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në fshatin Cangoj. Top Channel mëson se si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një makinë, ka humbur jetën një person.

18:49
KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kandidatë të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pikën ‘q’, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit.

18:45
Adrian Shtuni: Refugjatët afganë, dhuna ndaj grave, dhe ne

Nga Adrian Shtuni, ekspert për çështjet e terrorizmit dhe sigurisë.

18:37
Arsenali, gati të dëgjojë ofertat për Aubameyangun

Drejtuesit e Arsenalit fillojnë të dëgjojnë ofertat për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

18:25
Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, Marina dhe Getoari nisen drejt…

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa sot kanë treguar se kanë nisur pushimet në Dubai.

18:24
800 çiuaua me kostume ekstravagante ecin me poza në konkursin masiv të bukurisë së qenve (foto-galeri)

Në fotot e zgjedhura të mëposhtme, tregohen sesi konkurronin për vëmendje disa qindra qen të racës çiuaua në një konkurs zbavitës bukurie.

18:16
Qeveria vë në dispozicion 6,7 mln lekë për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues

Ardhja e refugjatëve në Shqipëri ka vënë në lëvizje qeverinë.

18:12
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Vaksina anti-covid nuk ka mikroçip

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kanë thënë se vaksinat kundër covid-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet.

18:00
Talebanët: Asnjë zgjatje e afatit të evakuimit nga Afganistani

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë evakuimin e njerëzve nga Afganistani deri më 31 gusht, që është afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan, Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga ai vend.

17:50
Instruktorja me bikini sulmohet nga iguana që i prish meditimin në plazhin piktoresk (fotot)

Një përdorues i rrjeteve sociale publikoi momentet qesharake kur instruktorja e meditimit joga u kafshua nga një iguana e egërsuar, teksa praktikonte paqësisht në bregun e detit.

17:49
Lista e Enriques, Reali i Madridit “kthehet” te “La Roja”

Reali i Madridit “rikthehet” në kombëtare.

17:46
Rritje e frikshme e shifrave/ MSH: 800 raste të reja me covid dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit. 800 raste të reja, gati dyfishi i ditës së djeshme kur ishin 397 raste pozitive, u testuan gjatë kësaj fashe orare. Po ashtu edhe dy pacientë kanë humbur betejën me covid, duke e çuar në 2,480 numrin e përgjithshëm të viktimave.

17:39
Zv/konsulli hero italian, mes plumbave shpëton fëmijët në Kabul. Fotoja bëhet virale!

Në internet, janë bërë virale fotot e një diplomati të ri Italian, i cili nuk është larguar nga Kabuli pavarësisht kaosit që ka përfshirë sidomos aeroportin e kryeqytetit afgan, por ka qëndruar të ndihmojë evakuimet.

17:37
Edhe Ronaldo në PSG? “Ndoshta” shkruan njeriu që konfirmoi kalimin e Messit në këtë skuadër

Khalifa Bin Hamad Al-Thani, i cili konfirmoi kalimin e Lionel Messit në PSG, ka postuar një imazh të Cristiano Ronaldos me fanellë të Paris Saint-Germain me fjalën: ‘Ndoshta?’

17:34
Fotot/ Ylli i TikTok-ut vdes tragjikisht teksa po bënte një video në majë të çatisë, kushërira filmon momentin kur bie

Një yll i” TikTok-ut” nga Turqia vdiq tragjikisht, ndërsa përpiqej që të bënte një video. Ajo ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash dhe ndërroi jetë në vend.

17:25
Helmim në kuzhinat e universitetit prestigjoz gjerman/ Gjymtyrët e studentëve bëhen blu (fotot)

Studentët kanë raportuar për të përziera dhe disa prej tyre kanë parë që gjymtyrët u kanë ndryshuar ngjyrë.

17:24
“Tani, do të jetë e pathyeshme”/ Ushtria amerikane teston super-mbrojtjen raketore!

Trupat e SHBA-së kryen për të parën herë në tokën amerikane testimin e  sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome, apo Kupola e Hekurt me ndihmën e firmave izraelite.

17:16
Shembet ndërtesa në Itali, vdes fëmija shqiptar 4 vjeç. Nëna në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Strada del Bramafame, në Torino të Italisë, ku pati shpërthim nga rrjedhja e gazit dhe për pasojë u shemb ndërtesa.

17:07
Aksident i rëndë në Gjakovë/ Shoferi humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë një person. Plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bistrazh, të Gjakovës. Nga informacionet e para raportohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

17:03
Nesër, këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ditën e nesërme nga ora 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në disa zona të kryeqytetit.

16:53
Kishte mbushur makinën me teste të shpejta në Serbi/ Ndalohet në kufi kosovari që tentoi t’i kontrabandonte

Policia kufitare në Kosovë ka parandaluar kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19. Në njoftim bëhet e ditur se, në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardhë oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

16:51
Burri noton 20km nga Rusia drejt Japonisë për të kërkuar azil (fotot)

Një rus ka notuar për më shumë se 12 milje (20 km) nga ishulli rus i veriut te Paqesorit, Kunashir drejt qytezës japoneze të Shibetsu në ishullin Hokkaido, ku kërkoi azil politik kësaj të diele.

16:48
12 orë në mes të detit, delfinët shpëtojnë notarin nga vdekja!

Pas 12 orësh në mëshirën e dallgëve,  një notari të bllokuar dy milje e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee në Irlandë, nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveçse të shpresonte në një “mrekulli”.

16:44
26-vjeçari me motomjet përplas makinën e policisë, plagosen tre persona mes tyre një polic

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, në rrugën “5 Maji” pasi një 26-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet është përplasur me një makinë policie.

16:43
BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave

Procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera, pohoi për DW një zëdhënëse e Komisionit Europian.

16:36
“Krimi makabër njollosi familjen tonë”/ Reagon vëllai i Dardan Krivaqës: Të marrë dënimin e merituar!

Pas arrestimit të Dardan Krivaqes si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka reaguar Kastriot Krivaqa, i cili ka kërkuar dënim për vëllain e tij.

16:28
“Persekutim pse veshëm xhinse”/ Tmerri taleban: Të vrasim në vend, por na sheh bota!

Disa të rinj afganë thanë se janë kërcënuar nga talebanët vetëm sepse vishnin xhinse. Njëri prej tyre shkroi në Facebook se kanë qenë duke ecur në rrugë kur janë ndaluar prej një grupi talebanësh të cilët i akuzuan se nuk respektonin islamin.

16:27
Avioni i Ukrainës për evakuimet afgane merret peng në Kabul, thotë zv. ministri (fotot)

Avioni i dërguar nga Ukrainia për evakuimet e qytetarëve të saj është marrë peng nga sulmues të panjohur në aeroportin e Kabul, tha mëngjesin e sotëm zv. ministri i jashtëm i vendit Yevgeny Yenin.

16:24
“S`keni parë gjë akoma”/ Ekspertët: Po vjen Covid 22, më vdekjeprurës se Delta!

Një variant i ri i koronavirusit, i mbiquajtur “Covid-22” mund të jetë më vdekjeprurës se Delta që është kthyer sot në mbizotërues nëpër botë, paralajmërojnë ekspertët.

16:24
Përmbytjet katastrofike në Gjermani: “Ndryshimet klimatike i shtuan gjasat me 9 herë!”

Ndryshimi i klimës i shtoi me 9 herë gjasat që përmbytjet shkatërrimtare të muajit të kaluar në Gjermani e Belgjikë, të ndodhnin vërtet thotë hartuesit e një studimi të publikuar së fundi.

16:22
“Unë dhe Rama qeshim me ata”, Vuçiç “kunja” për Open Balkan!

Në një intervistë për televizionin serb, Happy TV, Aleksandër Vucic ka komentuar nismën “Open Balkan’’, duke e cilësuar një ide të jashtëzakonshme për Ballkanin e një promoter të rritjes ekonomike.

16:20
“Kishte frikë nga “Black Hawk Down”, Biden urdhëroi trupat të mos dilnin nga aeroporti!

Joe Biden u kishte thënë krerëve ushtarake se ngurronte t`i jepte OK-in zhvendosjes së trupave amerikane jashtë perimetrit të aeroportit të Kabulit nga frika e përsëritjes së ndonjë tragjedie të tipit “Black Hawk Down”.

16:14
Kosovë/ 13 persona humbin jetën në 24 orët e fundit, sërish numër i lartë infektimesh

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid 19, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku konfirmohen se po gjatë kësaj fashe orare janë testuar pozitivë edhe 1.901 raste të reja me koronavirus, bazuar në 10.848 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

16:14
Hap vrimë në murin e fqinjit, tenton ta mbysë duke i lëshuar gaz!

Ka përfituar nga fakti që fqinji nuk ishte në shtëpi për të hapur një vrimë në murin e tij përmes të cilës t`ia mbushte shtëpinë me gaz.

15:59
Conor McGregor prezanton jahtin 50m të gjatë, me rrëshkitse ajri dhe fushë golfi (fotot)

Luftëtari i arteve të përziera marciale Conor McGregor është duke u rekuperuar nga dëmtimi tij në kavilje në super-jahtin e tij 50 metra të gjatë, që mburet me një rrëshkitëse ajri deri në det dhe një fushë golfi pluskuese.

15:51
Videoja virale ku dasmorët kërcejnë në mes të rrugës/ Bllokohen makinat luksoze, nën hetim 4 shoferë

Një video, ku disa dasmorë ndaluan makinat në mes të autostradës dhe Laç dhe ia morën valles, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

15:43
“Mësojuni vajzave që ndarja është ok!”/ Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt. Ajo u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit, pa shenja jete. Ata që e dërguan atje ishin dy të rinjtë, të cilët policia i ka identifikuar si Arbër Sejdiu, dhe Dardan Krivaqa. Ky i fundit sipas familjarëve është bashkëshorti i 18-vjeçares që humbi jetën, e identifikuar si Marigona Osmani.

15:42
Zjarr në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë një nga pyjet më të rëndësishme të qytetit

Një vatër zjarri përballë fshatit Zhulat në Cepo të Gjirokastrës është duke kërcënuar një masiv pylli dhe shkurresh në një habitat të rrallë natyror.

15:34
Më pak regjistrime në shkollë/ Elbasan, deri më tani janë regjistruar 70 për qind

Regjistrimet në klasat e para e të 10 vijojnë online, pavarësisht rekomandimeve për një fazë regjistrimi fizik për shkak të vështirësive me të cilat është shoqëruar procesi.

15:30
Shulku: Po fillon sezoni i veçantë, futet në funksion sistemi var, pritet edhe rikthimi i tifozëve

Kampionati shqiptar, ai i Superligës por edhe kategoritë poshtë saj do të jenë të fundit që do të fillojnë në Europë.

15:27
Literatura për bibliotekat e shkollave/ Zgjidhen anëtarët e dy bordeve të rekomandimit

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.

15:26
Krerët e CIA-s takim sekret me talibanët/ SHBA, BE luten për zgjerimin e evakuimeve përtej afatit final të 31 gushtit (fotot)

Raportimet e sotme për krizën në Afganistan flisnin për marrëveshje përmes kanaleve të fshehta mes SHBA dhe Talibanëve teksa presidenti Joe Biden përballet me presion në rritje për të zgjeruar afatin e evakuimeve nga vendi përtej 31 gushtit.

15:20
Rama replikë për Bregoviçin/ Debat në “Facebook” me kritikët se “përse e barazoi me Dua Lipan”

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka replikuar në distancë me ata të cilët nuk lanë gjë pa i numëruar, për pozicionin e mbajtur prej tij, ndaj Goran Bregovic i ftuar të dielën e shkuar në festën e birës në Korçë.

15:18
DASH: Shmangni Shqipërinë/ Paralajmërimi për amerikanët: Vaksinohuni para se të udhëtoni

Rritja e shifrave të COVID 19 në vendin tonë ka alarmuar Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili i kërkon shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet me destinacion Shqipërinë.

15:14
Në shtator, vaksinime të lira/ Manastirliu: Ta shfrytëzojmë për të mbrojtur shëndetin

Edhe muaji shtator do të jtë i hapur për tu vaksinuar të gjithë personat mbi 18-vjeç.

15:12
Mbeturinat hidhen në lumin Kir në Shkodër/ Mbetjet urbane pranë varrezave të dëshmorëve prej 20 vitesh

Në një kohë që në Shqipëri prej ditësh flitet per zjarret, demet e mëdha që shkaktohen dhe masat parandaluese, në Shkodër thuajse çdo natë, iu vihet zjarri mbeturinave të depozituara prej me shume se 20 vitesh ne brigjet e lumit Kir duke shkaktuar një dem të madh ekologjik.

15:03
Talebanët “marrin botën me të mirë”: Kemi ndryshuar, do të luftojmë terrorizmin!

Talebanët po kërkojnë që bota ta njohë regjimin e tyre, e pohuar kjo për Newsweek nga një eksponent i lartë i grupit, i cili këmbënguli se militantët nuk do të lejohen më të ndërmarrin sulme në vende të tjera.

14:46
Zbulohet shifra/ Sa qytetarë janë evakuuar nga Kabuli?

37 mijë persona janë evakuuar nga Afganistani, gjatë 10 ditëve të fundit.

14:29
Ukraina del kundër Gjermanisë: Nord Stream 2 është armë gjeopolitike!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e etiketoi gazsjellësin thuajse të përfunduar tashmë Nord Stream 2 mes Rusisë dhe Gjermanisë si “një armë të rrezikshme gjeopolitike.