E hënë, 18 Tetor 2021
16:42
“I kënaqur me balotazhin”! Nuk fitoi në asnjë komunë, Kurti: Jemi më të fortë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh i kënaqur me rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale, edhe pse nuk fitoi asnjë komunë.

16:41
Vettingu i politikanëve përfshin persona “non grata”? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar 3 amendamentet kushtetuese që janë miratuar nga grupi parlamentar i PD, një prej të cilave përfshin vettingun e politikanëve.

16:40
Një rast pozitiv me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 1.419 mostrave është regjistruar vetëm një rast i ri me Covid-19.

16:36
OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoninë e V. të qeta, por me probleme teknike

Misioni i OSBE/ODIHR, zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, i ka vlerësuar kryesisht të qeta dhe demokratike, por ka regjistruar edhe probleme gjatë votimit, kryesisht me aparatet biometrike për votim, shumë prej të cilëve ishin jashtë funksionit që në nisjen e procesit të votimit

16:34
SHBA, policia: Gruaja u përdhunua në trenin me pasagjerë, asnjë nuk bëri gjë për ta ndihmuar (fotot)

Policia në Pennsylvania, SHBA ka thanë dje se një grua është përdhunuar në një tren pasagjerësh në lëvizje, por megjithë njerëzit që dëshmuan skenat, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

16:30
Nesër do të stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

OSHEEE njofton se do të ketë një ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës ditën e nesërme, kjo për shkak të investimeve që po kryhen në mirëmbajtjen e rrjetit.

16:27
“Do të depozitohen në Kuvend brenda kësaj jave”/ Basha prezanton amendamentet kushtetuese që miratoi grupi parlamentar i PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë të ditur se grupi parlamentar i PD ka miratuar tre amendamentet kushtetuese që do të depozitohen në Kuvend brenda kësaj jave.

16:22
Edhe NATO “kundër” Kinës, Stoltenberg: Një rrezik për sigurinë tonë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha për të përditshmen britanike Financial Times se lufta ndaj ndikimit politik dhe ushtarak të Kinës, do të jetë në fokus të aleancës ushtarake në të ardhmen.

16:21
Dhunë, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Shtatë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

16:15
Nuk ndalin rrengjet për Arditin, Iliri i fsheh çarçafët

Prej disa ditësh tashmë, Arditi është kthyer në një tabelë qitjeje për shumë prej konkurentëve të cilët nuk janë kuryser që t’i adresojnë atij batuta apo të programojnë për të rrengje të ndryshme.

16:13
Ndryshojnë gjithë drejtuesit e policisë/ Gledis Nano firmos ndryshimin e 18 drejtuesve të policisë në qytetet kryesore

Në të tretën javë si numri një i policisë së shtetit Gledis Nano ka hedhur firmën në riorganizimin e drejtimit të policisë në qarqe dhe disa drejtori të rëndësishme.

16:12
Shqipëria, aleancë me Kosovën kundër Serbisë: Ministrja Gërvalla e kërkon hapur

Tre ditë pasi u botua në Fletoren zyrtare marrëveshja e parë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut për tregtinë e lirë në kuadër të Open Balkan, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Olta Xhaçka, aleancë kundër Serbisë me Shqipërinë, dhe vendet e tjera të rajonit.

15:52
Superkupa mbarëshqiptare në basketboll, kupën e fitoi ekipi i Suharekës

Superkupën Mbarëkombëtare, Shqipëri-Kosovë e fitoi ekipi i Suharekës, Golden Eagle Ylli.

15:52
Dentistja e njohur hidhet drejt vdekjes nga kati i 9-të i spitalit Covid në Rusi (fotot)

Një dentiste profesioniste ka rënë drejt vdekjes nga kati i nëntë i repartit Covid të një spitali në Rusi, disa ditë pasi prindërit e saj humbën jetën nga virusi, sipas raportimeve vendase.

15:41
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, nis me debate

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituar këtë të hënë, pesë ditë pas miratimit të tij në Kuvend. Ky komision e filloi mbledhjen e tij të parë në orën 15:00.

15:34
Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, në shtëpi iu gjetën 60 mijë euro

Pavarësisht arrestimit të ish drejtorit të Kadastrës së Vlorës Klodjan Troci, banorët e këtij qyteti ankohen se në këtë institucion ka ende korrupsion.

15:32
Kosovë, Vetëvendosja në rënie/ Në raundin e parë nuk fiton dot asnjë komunë

Besueshmëria që qytetarët i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore, po del të mos jetë edhe për ato lokale.

15:30
Vdekja e rusëve hetohet si vrasje në rrethana cilësuese/ Analizat e ISHP-së konfirmojnë sasinë e klorit në ujë

Vdekja e katër turistëve rusë po hetohet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

15:28
Tifozët holandezë vijojnë celebrimet edhe pas shembjes së shkallëve të stadiumit ku po festonin me skuadrën (video-foto)

Pamje të frikshme vinin dje nga kamionati holandez i futbollit, teksa një ndarje e ulët e stadiumit të Nimegen u shemb teksa tifozët miq kërcënin mbi të duke festuar fitoren ndaj skuadrës së NEC.

15:25
Lezhë/ Tërmeti e “dëbon” nga shtëpia, brenda një viti banesën ia dëmtuan tre tërmete

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ende të dukshme në qytetin e Lezhës, që mbrëmjen e djeshme u prek nga një tjetër tërmet i shkallës Rihter 5 ballë.

15:13
Universitetet nisin mësimin/ Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në auditorë

Pas një shkëputjeje gati 2 vjeçare, gjallëria e universiteteve u rikthye me hapjen e auditorëve.

15:09
Top Channel zbardh vendimin e Grupit, ja çfarë pritet të bëjë PD-ja

Top Channel ka zbardhur vendimin që ka marrë këtë të hënë kryesia e Partisë Demokratike.

15:02
Kina kërcënon SHBA dhe Kanadanë: Po bënë ndonjë lëvizje luftanijet tuaja, do reagojmë

Ushtria kineze reagoi ashpër ndaj kalimit të luftanijeve të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në ngushticën e Tajvanit, një veprim ky për të cilin tha se kërcënon qartazi paqen dhe stabilitetin në rajon.

14:51
Vdes Colin Powell, sekretari “i ndershëm” amerikan i shtetit, mediat: E vrau Covid

Colin Powell, i pari afrikano-amerikan i emëruar sekretar shteti në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare nga komplikacionet e Covid.

14:48
Shtangistët shqiptarë me 9 medalje ari dhe 2 argjendi në “Open Bosnia Cup” (Fotot)

Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili arriti rezultate të shkëlqyera.

14:47
Tapë në timon dhe me leje të bllokuar nga policia, bie në prangat e policisë 23-vjeçarja

Pesë qytetarë janë vënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale në Durrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

14:45
Të pavaksinuarit nxirren nga klasa/ Durrës, shumica e studentëve nuk kanë marrë dozën anti Covid

Ashtu siç ishte paralajmëruar, të gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë rikthyer në auditore, por më pas ata i janë nënshtruar procesit të verifikimit të kryerjes së vaksinës.

14:38
Komike/ Beniada lag krevatin e Arditit

Jo më larg se 10 ditë më parë, Beniada dhe Arditi vendosën që të ndanin përgjatë natës krevatin e vetëm dopio në shtëpi.

14:38
Transport i emigrantëve të paligjshëm/ Në pranga 19- vjeçari nga Kukësi

Një 19- vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për transport të 13 emigrantëve të paligjshëm.

14:35
Dyqind trupa njerëzorë “kthehen” në grimca kripe për Detin e Vdekur

Arti mund të jetë instrument i vyer në mbështetje të fushatës së sensibilizimit mbi ndryshimet klimatike, dhe vepra fotografike e Spencer Tunick këtë radhë pati pikërisht një qëllim të tillë.

14:28
Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi është ditën e sotme në Bolonja të Italisë, ku është firmosur marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës.

14:27
Bombardues gjermanë e izraelitë, “show force” mbi Jeruzalem: E para herë që nga Lufta e Parë Botërore

Në një show force por edhe miqësie, avionë luftarakë izraelitë dhe gjermanë fluturuan bashkë mbi Jeruzalem për të parën herë që prej Luftës së Parë Botërore, teksa dy vendet po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake, më e madhja deri më sot që zhvillon shteti hebre.

14:24
Veliaj pret kryetaren e Komunës së Preshevës: Bashkëpunim për Festivalin e Muraleve dhe Panairin e Librit

Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës, Ardita Sinani.

14:22
“Shkëlqimi dhe rënia” e Vetëvendosjes? Partia e Kurtit, asnjë komunë në zgjedhjet lokale

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës në Kosovë, treguan se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të dytë votimesh, duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur në raundin e parë.

13:41
Zgjedhjet në Kosovë/ Kush kryeson në 38 komunat e vendit

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.

13:39
Ambasadori slloven nga Korça: Vendet e Ballkanit Perëndimor herët apo vonë do jenë pjesë e BE-së

Ambasadori slloven Peter Japelj këtë të hënë në një deklaratë nga Korça komentoi samitin e 6 tetorit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, duke theksuar se u dha një mesazh i fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

13:16
Xhaçka pret homologen në Kosovë/ ”Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për Kosovën në BE”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka priti sot homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvallën, e cila zhvillon vizitë njëditore në vendin tonë.

13:11
Donaldi gdhend në dru portretin e Semit

Donaldi njihet në publik për humorin që bën së bashku me vëllain e tij Romeo Veshaj.

13:06
Borell “llogari” para vendeve anëtare: Çfarë diskutove me Blinken për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen në Luksemburg për të diskutuar mes të tjerash edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi, ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

13:06
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në deklaratën e parë për mediet: Riorganizim i përgjithshëm i strukturave policore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, në deklaratën e parë për mediet këtë të hënë, paralajmëroi riorganizim të përgjithshëm të strukturave policore.

12:52
“Vdekje shumë e çuditshme”/ Mediat e huaja ngrenë pikëpyetje mbi misterin e katër rusëve

“Vdiqën nga asfiksia”, shkruan The Sun, duke e vendosur këtë fjalë brenda thonjëzave, sikur kërkon të tregojë se kjo gjë tingëllon vërtet mjaft e çuditshme.

12:45
Qëlluan me armë në ajër/ Në pranga dy ‘të fortët‘ e Vorës (Pamjet)

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë sot pasi qëlluan me automatik në ajër në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj në Vorë.

12:41
“Ndalni torturën në kufi”/ Polakët vërshojnë nëpër rrugë në mbështetje të emigrantëve

Qindra persona kanë protestuar në Varshavë dhe Krakov të Polonisë në mbrojtje të refugjatëve, duke kërkuar trajtim më të mirë për ta.

12:33
Zaev nuk pranon humbjen në zgjedhje: Prisni balotazhin

Kryeministri maqedonas, njëherazi Kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, mohoi humbjen duke thënë se partia e tij shkon në balotazh në 36 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

12:32
Përfundon Rruga e Lumit të Vlorës, natyra përreth e bën udhëtimin në këtë aks unik

Drejtuesit e mjeteve mund të udhëtojnë tashmë në Rrugën e Lumit të Vlorës, pasi kanë përfunduar punimet në këtë aks.

12:25
Nis Komisioni Hetimor për zgjedhjet/ Tre muaj për të hetuar 25 prillin

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nis këtë të hënë, ndërsa pritet të zgjasë tre muaj.

12:19
Kryeministri spanjoll zotohet se do ta shpallë të paligjshëm prostitucionin në vend

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez deklaroi të dielën se do ta shpallë të paligjshëm prostitucionin në vend.

12:04
Gjërat femërore që fillimisht janë krijuar për meshkujt….

Mund të jetë e vështirë të besohet tani, por Victoria’s Secret në fakt është krijuar për burra. Ky është vetëm një shembull se si vija midis gjinive është e hollë. Një produkt mund të përdoret nga kushdo dhe nuk ka rëndësi se cili ishte qëllimi i tij fillestar.

12:04
Viti i ri akademik nis me protesta/ Studentët refuzojnë të vaksinohen dhe kërkojnë arsim publik falas

Studentët e kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, ndërsa kërkesa kryesorë është të hiqen vaksinimi si kusht për të hyrë në auditorë.

11:51
SHBA zhbllokon ngërçin me Turqinë, i jep OK-in flotës së F16-tave

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Turqisë një flotë avionësh luftarakë F-16, sipas Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke zhbllokuar kështu potencialisht një konflikt mes dy aleatëve të NATO-s mbi porosinë e bllokut të F-35-ve.

11:48
Një vrasëse si Jennifer Lopez, diva e muzikës pop publikon disa foto nga xhirimet e filmit të saj të ri

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez, së fundmi, është e angazhuar me xhirimet e filmit të saj të ri, “The Mother.” Vetë këngëtarja dhe aktorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa copëza të shkëputura prapa skenave të këtij filmi në Vankuver.

11:35
Unaza e Madhe, Veliaj poston videon me pamje nga kantieri 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar mëngjesin e sotëm një video me pamje nga puna intensive që po bëhet në kantierin e Unazës së Madhe.

11:34
BE “nuk ndihmon dot” të vetët: Përgatituni për më shumë varfëri energjetike

Miliona njerëz në Evropë tashmë po vuajnë nga varfëria e energjisë prej çmimeve të larta, paralajmëron Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit.

11:23
Vdiqën në mënyrë misterioze në Qerret/ Kush janë katër turistët rusë (FOTOT)

Fotot e familjes ruse që u shua në rrethana ende misterioze në hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit në Kavajë janë bërë publike.

11:22
Përmbytje shkatërrimtare në Indi, të paktën 25 viktima

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

11:21
Arma kineze që po tmerron SHBA: Godet kudo në botë dhe shkatërron mbrojtjen amerikane

Kina demonstroi një kapacitet të avancuar hapësinor mes testimit në muajin gusht të një rakete hipersonike të aftë të bartë koka bërthamore, thuhet në një raport, pjesë të cilit vetëm tani bëhen publike nga Financial Times.

11:11
Facebook planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në BE në pesë vitet e ardhshme

Facebook po planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike.

11:00
Gjirokastër/ “Benz-i” merr flakë në rrugë

Një mjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në në aksin Ura e Lumit – Lagjia Puntore, në Gjirokastër.

10:33
Konkurrentët vendosin në vështirësi jurinë në Shoku ynë Tili

Rubrika dedikuar tërësi talenteve të vegjël këtë javë ishte e mbushur me risi të reja edhe surpriza.

10:31
Soni Malaj, dado për dy djemtë

“Vip Dado” një nga rubrikat më të reja që iu bashkëngjit këtë sezoni programacionit të së Diellës, ka në fokus të nxjerrë në pah një anë të tjetër të vip-ave shqiptar, atë të përkujdesjes ndaj fëmijëve.

10:31
Italiani me shpejtësi skëterrë në Durrës/ Humb kontrollin e makinës, shkatërron mjetet e parkuara

Një shtetas italian, i cili po udhëtonte me një fuoristradë të tipit “Toyota” nga Currilat në drejtim të rrugës “Taulantia” në Durrës, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dëmtuar disa automjete që ishin parkuar në krah të rrugës.

10:30
Tematika e “Trotuarit” përlot Shqipen

Në Trotuar , aty ku flitet për çështjet e aktualitet social, këtë javë u trajtua tema: “Jetesa me prindërit e partnerit”.

10:16
Kusht vaksinimi anti-COVID ose testi negativ/ Kontrolle në hyrje të Fakultetit të Ekonomisë

Studentët janë kontrolluar në hyrje të Fakultetit të Ekonomisë nëse janë vaksinuar apo kanë kryer testin e COVID-it, me nisjen e vitit të ri akademik.

10:15
“Biznes” me emigrantët e paligjshëm, arrestohet 18-vjeçari në Korçë

Një 18-vjeçar, që dyshohet se ka ndihmuar disa emigrantë të paligjshëm është arrestuar këtë të hënë në Korçë.

10:08
Përplasje mes studentëve të pavaksinuar dhe policisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Studentët e pavaksinuar janë përplasur me tre policët e vendosur në hyrje të godinës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sot me nisjen e vitit të ri akademik.

10:02
Falsifikim dokumentesh, në pranga 33-vjeçari në Vlorë/ Iu gjetën në shtëpi 65 mijë euro

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës për falsifikim të vulave, stampave e formularëve.

09:53
PD: Rreth 20 mijë studentë më pak në universitete

Partia Demokratike ka deklaruar këtë të hënë se në katër vitet e fundit në Shqipëri, janë regjistuar rreth 20 mijë studentë më pak në universitete.

09:40
Ambasadori francez dëbohet nga Bjellorusia

Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga vendi, pasi qeveria bjelloruse urdhëroi dëbimin e tij, raporton agjencia e lajmeve, AFP.

09:19
Durrës/ Ruanin drogën në shtëpinë e vjetër, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim pronari

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim në Durrës nën dyshimin e tregtimit të lëndëve narkotike.

09:12
Fillimi i vitit të ri akademik/ Kryetarja e Kuvendit uron studentët, pedagogët dhe prindërit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

09:00
Viti i ri akademik nis me tensione/ Studentët kundërshtojnë vaksinimin dhe testin e COVID

Viti i ri akademik 2021-2022 ka nisur me tensione sot në disa fakultete të vendit, pas kushtit të hyrjes me vaksinë COVID-i ose test negativ.

08:54
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna shkojnë në balotazh

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.

08:45
Garë e ngushtë në Podujevë mes Ekrem Hysenit dhe Shpejtim Bulliqit

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Komunën e Podujevës.

08:43
24 të vdekur nga vërshimet në Indi/ Në mesin e viktimave 5 fëmijë

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

08:39
Kundërshtoi me dhunë policin, në pranga 29-vjeçari në Divjakë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Mërtish të Divjakës, pasi ka kundërshtuar me dhunë një polic.

08:29
Numërohen votat në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së fiton me 65,17 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e fletëvotimeve në komunën e Deçanit, ku del se fitues i zgjedhjeve është Bashkim Ramosaj me 9,468 vota ose 65, 17 përqind.

08:25
Zgjedhjet në Kosovë, ndalohen 14 persona për pengim të procesit

Katërmbëdhjetë persona janë ndaluar për shkelje në procesin zgjedhor në Kosovë.

08:19
Zgjedhjet/ Në Prishtinë Arben Vitia me më shumë vota, i dyti renditet kandidati i LDK-së

Të dielën, më 17 tetor qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur për kryetarin i cili do të udhëheq për katër vitet komunën ku ata jetojnë.

08:12
LVV-ja pa asnjë komunë përballë partive tjera fituese

Përvojat në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë treguar që partitë që udhëheqin nivelin qendror të pushtetit, e transmetojnë pushtetin e tyre edhe në nivelin lokal, por një praktikë e tillë nuk ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, thotë njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

07:51
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

E diel, 17 Tetor 2021
22:55
​Numërohen 43.70% e votave në Prishtinë: Vitia 42.67%, Rama 28.97%, Ismaili 21.25%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 43.70 për qind të votave në kryeqytet.

22:49
Protesta anti-fashiste në Romë. Kërkohet përjashtimi nga parlamenti i “Forza Nuova”

Mijëra italianë dolën në shesh duke bërë thirrje për përjashtimin e të djathtës ekstreme, pasi një protestë paqësore kundër certifikatës green pass degjeneroi në dhunë autorë të së cilës akuzohen neofashistët.

22:36
“Përplasje” në ujërat e Paqësorit. Rusi dhe SHBA përballin luftanijet

Një incident ka ndodhur në ujërat Detit e Japonisë, ku një stërvitje e përbashkët ushtarake midis Kinës dhe Rusisë është ndërprerë nga një luftanije amerikane.

22:20
Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, ndihen edhe në Tiranë/ Qytetarët të frikësuar dalin jashtë banesave

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë

22:14
Këto janë rezultatet preliminare në Vushtrri dhe Malishevë

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin në zgjedhjet komunale për kryetar të Vushtrrisë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

22:10
Xhamia e Madhe në Mekë heq kufizimet për vizitorët. Besimtarët falen krah njëri-tjetrit

Xhamia e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës për herë të parë pas fillimit të koronavirusit ka parë besimtarët muslimanë që falen përkrah njëri-tjetrit.

21:59
Bora Zemani reagon për herë të parë për lajmet nëse Semi pëlqen Donaldin

Në vëmendje të mediave rozë kohët e fundit kanë qenë aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Semi Jaupaj.

21:41
​Numërohen mbi gjysma e votave: PDK fiton Skenderajn

Skenderaj si duket në mandati ne ardhshëm do të qeverisët nga PDK.

21:36
​Rezultatet e para të KQZ-së: Podujeva dhe Gjilani shkojnë në balotazh

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së Komuna e Podujevës do të shkojë në balotazh.

21:29
Kandidatët me mbi 50 për qind të votave në Mitrovicë, Ferizaj e Pejë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

21:24
​Rezultatet preliminare të KQZ-së: Ardian Gjini fiton në Gjakovë/ Në Mitrovicën Jugore: Hamza 54.47%, Agim Bahtiri 33.97%

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar publikimin e rezultateve preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

21:22
​Numërohen 17.23% e votave në Prishtinë: Vitia 41.98%, Rama 31.49%, Ismaili 19.55%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 17.23 për qind të kutive të votimit në kryeqytet.

21:17
Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut, fillon numërimi i votave

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

21:00
​Festë para selisë së LDK-së në Gjilan

Me dhjetëra simpatizantë janë mbledhur para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

20:59
​Haradinaj: Kemi fituar në gjashtë komuna dhe në një jemi në balotazh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë fituar në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, ndërsa në Istog janë në balotazh.

20:58
​Policia jep detaje rreth rastit në Jarinje: Një plumb dyshohet të ketë ardhur nga drejtimi i Serbisë

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot pasdite, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejner i cili shërben për zyrtarët kufitarë të policisë kufitare dhe doganierëve të Republikës së Kosovës.

20:49
​LVV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

Lëvizja Vetëvendosje, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ka dal me një reagim me ç’rast ka thënë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit, duke i ureferuar exit polleve të publikuara nga disa media, ku nuk e nxjerrin mirë.

20:41
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës del nga spitali

Pas 5 netëve, ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton është liruar nga spitali ku po trajtohej për një infeksion.

20:30
Kosovë/ ​KQZ: 43.5 përqind e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga mbi 95 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43 përqind apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues, e rreth 52 mijë e 313 votues më pak sesa në vitin 2017.

20:18
Fituesit e maratonës së Tiranës/ Çmimin e merr një atlet shqiptar dhe një ukrainase

Çmimin e parë të maratonës 42.2 që u zhvillua këtë të dielë në Tiranë ku morën pjesë 2500 garues nga Shqipëria dhe të huaj e rrëmbeu Ilir Këllezi për meshkuj, ndërsa për femra atletja ukrainase, Valentina Veretska, duke lënë në vendin e dytë atleten shqiptare Luiza Gega.