Përpjekjet e fundit të diplomacisë/ Macron i telefon Putin. Rusia zgjat stërvitjen në Bjellorusi

20/02/2022 20:14

Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi në telefon me homologun francez Emanuel Macron.

Sipas BBC gjatë bisedës të dy palët kanë rënë dakord për të punuar për një armëpushim në lindje të Ukrainës si dhe të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën.

Pas kësaj telefonte, Macron i cili e quajti atë një mundësi të fundit për të shmangur luftën, i telefonoi edhe homologut ukrainas Zhelensky njofton pallati Elize.

Bisedat telefonike pasuan njoftimet se  Rusia zgjati qëndrimin e trupave që ka dërguar në Bjellorusi për manovrat ushtarake të një stërvitjeje e cila duhet të përfundonte të dielën.

Në një deklaratë citohet si shkak për qëndrimin e 30 mijë trupave ruse, situata e përkeqësuar në lindje të Ukrainës, e cila ndan një vijë të gjatë kufitare me Bjellorusinë. Kjo lëvizje alarmon perëndimin, ku prej ditësh  thuhet zyrtarisht se Rusia po kërkon pretekstin për të sulmuar. Kjo stërvitje sipas sekretarit amerikan të shtetit po i tregojnë botës se jemi në prag të një lufte.

Zëvëndëspresidentja amerikane Kamala Harris  foli në Mynih për mundësinë e një lufte të vërtetë në Europë

 “Ndalemi një çast të kuptojmë rëndësinë e asaj cka po flasim. Ka më se 70 vjet që kemi pasur paqe dhe siguri. Po flasim tani pra për mundësinë e një lufte në Europë”, tha Kamala Harris, Zv/Presidentja e SHBA.

Shpërthimet kanë vazhduar në Donetsk deri mëngjesin e së dielës, disa orë pasi në zonat e kufitare u vranë dy ushtarë ukrainas.

Top Channel