Skandali “Sofagate”- Von Der Leyn s`e marrin seriozisht, tjetër moment i sikletshëm!

21/02/2022 12:55

Incidenti i Turqisë u përsërit sërish për Ursula von der Leyen, vetëm se këtë radhë, shkaktari i situatës së sikletshme në të cilën u gjend kryetarja e Komisionit Europian, ishte ministri i jashtëm i Ugandës.

Ky i fundit e ka injoruar haptazi zyrtaren e lartë europiane gjatë një takimi me të, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Von der Leyen përshëndeti kryediplomatin e Ugandës, Abubakhar Jeje Odongo, por ai nuk kaloi pranë saj dhe shkoi të shtrëngonte duart me dy burrat përballë.

Pas përshënndeti Michel dhe Macron, ministri u angazhua në një bisedë me të dy. më pas, ndaloi për foton protokollarë dhe as që ia hodhi sytë von der Leyen.

U desh një përpjekje nga Macron që bëri shenjë në drejtimin e saj për të tërhequr vëmendjen e Odongo te presidentja e Komisionit. Më pas ai shkëmbeu fjalë për pak me të dhe u largua.

Incidenti nxiti menjëherë tërhoqi krahasime me episodin e prillit të vitit të kaluar, të pagëzuar si ‘Sofagate’.

Asokohe , gjatë vizitës në Turqi së bashku me Michel, kur u takuan me presidentin Rexhep Tayyip Erdogan, zyrtaren e lanë të ulur vetëm në divan ndërsa Erdogan dhe Michel i kishin karriget pranë njëri-tjetrit.

Top Channel