Modelja Beniada Nishani,finalistja e Big Brother VIP njëkohësisht njihet edhe me mbiemrin Jakiç.

Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, ajo tha se është mbiemri i artit dhe mbiemri i nënës së saj.

“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani vendosa të prezantohem me emrin e artit Beniada Jakiç, mbiemri i nënës sime. Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, shkruan Beniada.

Kujtojmë se Beniada u kthye në një fenomen gjatë qëndrimit për katër muaj në Big brother VIP, me karakterin dhe mënyrën e të folurit shqip.

 

 

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel