Një 40-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi goditi për shkak të detyrës administratorin e Njësisë Administrative Luftinjë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi për shkak të detyrës ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Izvor, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Luftinjë”, sipas policisë.

Materialet në ngarkim të I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Top Channel