Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Artisti Agron Llakaj këtë të dielë tek “Ëndërrtjerrësit” tha se Portokallia u kthye në epidemi brenda pak javësh dhe u bë spektakli më i dashur i të gjithë shqiptarëve.
“Në janar të vitit 2003 Tani më ka takuar në Sarandë, kam qenë në një nga netët e ndërrimit të viteve. Më tha se ka një ide. Ideja ishte për të bërë një show kabaret. Ideja ishte tamam një lloj çmendurie se për ne ishte e panjohur. Unë vija nga bota e kabaretit, por kjo ide siç e kishte Tani nuk imagjinohej. Nisi me një program testues në Top Show si fillim“, tha ai.
Ai gjithashtu rrëfeu se nga çfarë e mori emrin Portokallia, një emër unik që shpesh ka ngatërruar personat nëse ishte frymëzuar nga agrumi portokalle apo ngjyra.
“Emri erdhi nga ngjyra portokalli e semaforit, edhe shprehja kemi ngel në semafor, në bazë të gjendjes së Shqipërisë. Ndërtuam tavolinën e përbashkët, ishte një frymë e tillë, që u kthye në epidemi, nuk kishte më mundësi të menaxhoheshin biletat, 10 milek çmimi në atë kohë, ajo sallë merrte 120 veta, i thosha që ul çmimin e biletës”, u shpreh aktori.
Puntata e radhës e ëndërrtjerrësve bashkon për herë të parë ata që kanë bërë Portokallinë për 20 vite. Spektakli më i dashur i humorit që u ka dhuruar shqiptarëve buzëqeshje të vërteta.
Top Channel