Fermerë të Përmetit dhe Këlcyrës janë mbledhur sot për të protestuar për mungesën e lehtësirave sa i përket kostove të larta në bujqësi e blegtori.

Ata kanë folur për rritjen zinxhir të çmimeve, cila nuk reflektohet në hallkën fundore të zinxhirit tek fermerët.

Çmimi i qumështit sipas tyre është minimal, ndërsa çdo kosto si për kullota, ushqim për bagëtitë, është rritur me të paktën 30%.

Fermerët kanë paralajmëruar protesta të pandërprera nëse nuk do të mbështetet me subvencione rritja e çmimeve si në bujqësi dhe në blegtori.

Ata kërkojnë ndryshimin e kritereve brenda skemës së subvencionimit pasi skema aktuale nuk është e përshtatshme për 60 deri 70% të fermerëve.

Top Channel