Modelja e shpallur fajtore për vrasjen me thikë të të dashurit, tani pretendon ‘vetëmbrojtje’ (fotot)

21/02/2022 15:44

Një modele eventesh tematike e shpallur fajtore për vrasjen me thikë nga prapa të të dashurit të saj në tërbim e sipër, tani pretendon se e bëri për “vetëmbrojtje.

29 vjeçarja Melissa Turner u shpall fajtore të premten për vrasjen e të dashurit të saj në shtëpinë e tyre në Britani, në vitin 2019.

Policia kishte gjetur 25-vjeçarin Matthew Trussler të vdekur me plagë thike në një pellg të madh të gjakut të tij në Hillsborough më 18 tetor 2019.

Turner u arrestua ditën tjetër dhe u akuzua për vrasje të gradës së dytë.

Në gjyq ajo tha se po përpiqej të mbronte veten kur i dashuri po e shtrëngonte në fyt gjatë një vale tërbimi të nxitur nga alkooli.

Turner kujtonte në gjykatë e përlotur sesi Trussler ishte zgjuar në mes të natës pas një mbrëmjeje pijesh alkoolike dhe kishte nisur të debatonte me të.

Gjatë konfliktimit ajo pretendon se Turner nisi ta shtrëngonte në fyt dhe e kishte lëshuar drejt kuzhinës.

Ajo shtoi se trembej se Trussler “do të më vriste” kur e kapi sërish nga fyti, para se gruaja të merrte një thikë të lëshuar prej tij dhe ta godiste në kurriz me të.

Pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë së kopshtit të fqinjit tregonin zonjushën Turner që thyente xhama dhe kërcënonte “Do të vdesësh!” dhe “Arrogant i ndyrë, të urrej”.

Avokati i të dyshuarës John Trevena pretendon se pamjet janë manipuluar me zërin e Turner ndërsa figurat janë të vërtetë.

Por autoritetet pyesin se përse vrasësja e akuzuar priti katër orë derisa të njoftonte për vdekjen e të dashurit dhe më pas kishte ndryshuar versionin e ngjarjeve, sipas rrjetit Law & Crime.

Ajo do të humbasë tashmë dhe shtëpinë e blerë bashkë me  Trussler disa muaj më parë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/4
Modelja amatore eshte shpallur fajtore për vrasjen me thikë nga prapa të të dashurit të saj

Top Channel