Një 49-vjeçar është gjetur i dekompozuar në banesën e tij lagjen “Çlirimi” në Elbasan.

Trupi i dekompozuar nuk dihet sa kohë kishte dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune duke sjellë dyshime se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia e Elbasanit shkoi në banesë pas ankesës së banorëve për prani të erës së keqe.

Sipas informacioneve, Ilir Dauti njihej si person me probleme të shëndetit mendor.

Top Channel