Mësymja nis nga Belgorod? Trupa ruse në kufi, gati 200 mijë!

21/02/2022 11:50

Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies të mbledhura gjatë fundjavës tregojnë një ndryshim të dukshëm në vendosjen ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës ndërsa zyrtarët vazhdojnë të paralajmërojnë për një pushtim të afërt, sipas New York Times.

Disa dislokime më të vogla shiehn tani në disa njësi që ndodhen në terrene trajnimi ose jashtë bazave. Shumica e trupave janë grumbulluar në Belgorod, 40 km larg kufirit me Ukrainën. Imazhet treguan gjithashtu një vend uljeje për helikopterë që është krijuar këto dy javët e fundit.

Analiza nga Maxar e cituar nga Times dëshmon se njësitë dhe pajisjet që ndodheshin në një garnizon ushtarak pranë Valuyki, kanë lëvizur prej andej. Pamjet e tjera, duke përfshirë edhe një video të Tik Tok, përcjellin në detaje vendosjen ushtarake ruse vetëm 8 kilometra nga kufiri.

Numri i trupave ruse të poziconuara në Rusi dhe Bjellorusi, tashmë kapërcen 190 mijë. Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë bërë presion për zgjidhjen e këtij ngërçi në rrugë diplomatike dhe e kanë kërcënuar kanë kërcënuar Moskën me sanksione gjunjëzuese nëse vë në jetë planet e saj të pushtimit të vendit fqinj. Por makineria ruse e luftës vazhdon të gjëmojë, duke zhytur në pasiguri dhe frikë vendet pranë saj e jo vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA