Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në fshatin Cangoj. Top Channel mëson se si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një makinë, ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktima është drejtuesi i motoçikletës, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i makinës, një 30-vjeçar  është shoqëruar në Komisariat.

Një video që ka ardhur në adresë të Top Channel nga vendi i aksidentit shihet që përplasja ka shkatuar radhë të gjatë makinash, ndërsa në rrugë gjendet ende i shtrirë viktima.

“Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel