“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Lista Serbe ka reaguar pas konfirmimit të dënimit ndaj Ivan Todosijeviç për mohim të masakrës në Reçak, e cila u krye nga forcat serbe.
Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin prej dy vjet heqje lirie ish-ministrit të MAPL-së, për shkak se kishte deklaruar se masakra në Reçak është “trillim”.
Në reagimin e saj, Lista Serbe ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në zgjedhjet komunale të 17 tetorit dhe se për këtë do të konsultohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Duke sjell në mendje që Prishtina në vazhdimësi shkel marrëveshjet e Brukselit në dëm të serbëve, të cilat janë pranuar nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani, si garantues të të drejtave të serbëve, e në bazë të të cilave janë mbajtur zgjedhje, Lista Serbe do të zhvillojë konsultime me presidentin Vuçiç. Do të konsultohemi nëse do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet ndër tjera në një postim në Facebook.
Top Channel