Talenti 17-vjeçar i Stuttgartit humb sezonin, drejtuesit hedhin sytë nga merkatoja

25/08/2021 00:15

“Dhimbje” koke për stafin e Stuttgarit në Bundesligë, pas dy ndeshjeve të para në kampionat. Pas dëmtimit të sulmuesit Sasha Kalajxhiç, tani është e qartë se ekipit zhvab do t’i mungojë për muaj të tërë edhe sulmuesi i ri, Mohamed Sankoh. Referuar informacioneve të fundit, për 17-vjeçarin sezoni tashmë ka përfunduar.

Sankoh përdrodhi gjurin në përplasjen e tij të parë në ndeshjen hapëse me portierin e Greuther Fürth, Sascha Burchert. Ai u zëvendësua menjëherë pas dëmtimit dhe ekzaminimet mjekësorë kanë konfirmuar më të keqen: lojtari holandez ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit.

Sankoh u operua në Hamburg javën e kaluar. Për më tepër, klubi i Stuttgartit njoftoi se koha e riaftësimit do të jetë nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj. Kështu që sezoni ka mbaruar për 17-vjeçarin. Ai madje mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni tjetër.

Infermieria e Stuttgartit është mbushur plot me të dëmtuar. Sasa Kalajdzic duhet të operohet në shpatull dhe Silas Katompa Mvumpa vijon fazën e riaftësimit pas këputjes së ligamenteve të kryqëzuara, kështu që është i padisponueshëm.

Mungesat ndihen sidomos në fazën sulmuese, ndaj drejtuesit e klubit janë të detyruar të shohin për alternativa në merkato, kur kanë mbetur pak dytë nga mbyllja e transferimeve.

Top Channel