03/10 08:37
Lajme të këqija për Borussia Monchengladbach. Dëmtimi i sulmuesit francez Marcus Thuram ka qenë më i rëndë se duhet dhe ai pritet të mungojë të paktën deri në muajin nëntor.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, që njoftoi se sulmuesi ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe koha e zakonshme e rikuperimit në raste të tilla është minimalisht dy muaj.
Thuram u dëmtua në transfertën që M’gladbach humbi me rezultatin 4-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe la fushën në minutën e 20-ë, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë u dëmtua rëndë edhe Stefan Lainer, i cili pritet të rikthehet vetëm në vitin e ardhshëm.
Top Channel