​Johnson: Talebanët duhet të lejojnë evakuimin nga Afganistani edhe pas 31 gushtit

24/08/2021 20:30

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot se ekziston një marrëveshje në G7 se kushti i parë për talebanët është të miratojnë kalimin e sigurt për afganët që duan të largohen nga vendi edhe pas afatit të rënë dakord më 31 gusht.

“Kushti numër një që vendosëm për talebanët si G7 është se ata duhet të garantojnë që kushdo që dëshiron të largohet nga Afganistani do të lejohet të largohet nga vendi i sigurt pas 31 gushtit,” tha Johnson pas një takimi virtual urgjent të G7, raporton Reuters.

Talebanët më herët janë shprehur kundër çdo shtyrje për evakuim nga Afganistani, pas afatit të dakorduar për datën 31 gusht.

Top Channel