Kishin destinacion Europën, shpëtohen 438 migrantë në Marok

25/08/2021 01:47

Rojet bregdetare marokene shpëtuan 438 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik në pesë ditët e fundit, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve MAP.

“Njësitë e Marinës Mbretërore që veprojnë në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik kanë ofruar ndihmë për 438 migrantë të paligjshëm midis 19 dhe 23 gushtit”, vijoi MAP.

Për vite me radhë, Algjeria, Libia, Mauritania, Maroku dhe Tunizia, kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të migrantëve nga Afrika kryesisht sub-Sahariane për të arritur në Evropë.

Top Channel