Rreth një orë para varrimit të së ndjerës 18 vjeçare M.O, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e saj.

Dardan Krivaqa është arrestua në fshatin Sojevë të Ferizajt, në tentim për t’i ikur policisë me biçikletë.

Pas marrjes në pyetje nga prokuroria, Gjykata Themelore ka njoftuar se i njëjti bashkë me shokun e tij Arbër Sajdiu dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike nga 21 gushti deri në ditën kritike, kur edhe e ndjera ka ndërruar jetë.

Sipas deklaratës së dhënë nga i dyshuari kryesor, motivi i dhunës ishin dyshim se e njëjta e kishte tradhtuar me djalin e dajës, për çka gjykata nuk ka treguar nëse janë ofruar apo gjetur fakte.

E ndjera u varros në orën 13:00, ku familjarët kërkuan që drejtësia të vihet në vend dhe të mos ketë vrasje të tilla.

Në kërkim të drejtësisë, protestuan qytetarët.

Në protestë mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi që të bëhet publik emri i gjyqtarit që neglizhoi rastin për aktakuzën e ngritur ndaj Krivaqes me 2013.

Top Channel