Fotot/ Shihni si paraqitet sot situata në rrugët dhe aeroportin e Kabulit, pamjet nga lart me dron

24/08/2021 19:57

Prej rreth dy javësh Afganistani dhe kryeqyteti i tij Kabuli janë në pushtetin e talebanëve, të fundit këta që janë duke respektuar urdhrin e Amerikës, se deri në datën 31 gusht do vijojnë evakuimet e trupave amerikane.

Por si paraqitet sot situata në Kabul, në rrugët e tij dhe në aeroport. Në fotot më poshtë, të cilët janë kapur me dron, shihet se qytetarët afganë janë mbledhur grupe-grupe sa në rrugë dhe në aeroport.

Edhe Shqipëria është duke pritur mijëra afganë, të cilët pritet të strehohen në godinat 24-25 në Qytet Studenti. Por ata ende nuk kanë mbërritur për faktin se në aeroportin e Kabulit ende situata është kaotike.

Sot talebanët kanë konfirmuar se afati për evakuimin e trupave nuk do të zgjatet përtej 31 gushtit.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel