Postieri bën foto me çdo kafshë shtëpiake që bën shok gjatë orarit të punës (fotot)

24/08/2021 21:52

Kemi parë shpesh qen shtëpiakë që inatosen me postierin që vjen për të hedhur letra prapa derës së tyre, por duket se nuk është kështu me postieri miqësor Angelo Antunes i cili sipas mediave braziliane po i kalon këto barriera.

Gjatë rutinës së tij të përditshme Angelo ndalon për të përshëndetur kafshët shtëpiake, madje bën edhe foto me to.

Megjithse mund të duhet ca kohë për t’u miqësuar me një qen ose mace, Angelo është i durueshëm dhe miqësohet ngadalë me kafshët.

Tani ai zotëron aq shumë foto të kafshëve të cilave u çon letrat në shtëpi, duke përfshirë qen të vegjël, të mëdhenj apo të te gjitha racave, të cilat e përgëzojnë duke e lëpuirë ose duke e prekur me putra.

Angelo jo vetëm miqësohet me kafshët shtëpiake por dhe ndihmon ato të rrugës që janë në nevojë për një doktor.

Ai shpreson një ditë të hapë qëndrën e tij të strehimit të kafshëve për te mbledhur te gjithe ‘miqte’ e tij.

FOTO GALERI
1/16
Gjatë rutinës së tij të përditshme te punes Angelo ndalon për të përshëndetur kafshët shtëpiake

Top Channel