Dosja e kokainës së Frakullës fshat në të cilin po tentohej të hapej një laborator droge, pritet të ketë të akuzuar të tjerë.
Top Channel mëson se dy nga të pandehurit që janë të implikuar në një fraksion të mëparshëm, kanë filluar të flasin e për këtë arsye ata kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Për një të tretë ende nuk është vendosur se si do të veprohet, pohuan burime të sigurta të TCH, mbasi thëniet e tij janë kontradiktore.
Siç bëhet me dije nga burimet e sigurta, njëri nga të penduarit është shtetas i huaj në hetimin e linjës së ngarkesave me kokainë nga Kolumbia në Greqi, më pas në Malin e zi dhe destinacion final Shqipëria ku ishte planifikuar të bëhej veçimi i drogës të përzierë në pleh organik artificial.
Top Channel i disponon emrat e rrëfimtarëve të drejtësisë që po hedhin dritë mbi këtë hetim për të cilën janë të interesuar edhe partnerët mes tyre autoritetet e Kolumbisë, Malit të Zi dhe Europol. Hetimet e SPAK kulmuan nëntorin e 2022 kur gjatë një aksioni të kryer në sekret të plot u bllokua një sasi prej afro 485 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
11 të dyshuarit e parë mes tyre Viktor Cervanaku, ish kryetar socialist i komunës Frakull u dënuan me një total prej 88 vitesh burgim. Ndërsa pesë të tjerë u arrestuan në një fraksion të dytë, edhe ata të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup kriminal
Top Channel