Qëndronte në det pas defektit në motor, gomonia me 12 pushues lëshon sinjalin SOS në Gadishullin e Karaburunit

24/08/2021 19:35
Foto Ilustruese

Një gomone me 12 pushues në bord ka kërkuar ndihmë në zonën mbas Gadishullit të Karaburunit në afërsi të gjirit të Gramës.

Mësohet se anëtarët në bordin e gomones kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi ka pësuar defekt në motor dhe për pasojë lëvizte me shpejtësi të ulët ose qëndronte në det.

Kështu drejtuesit e mjetit të frikësuar dhe nga dallgët kërkuan ndihmë. Sakaq forcat DELTA me një mjet tip gomone kanë shkuar në ndihmë duke i shoqëruar për në qytetin e Vlorës.

Top Channel